E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Arsimit Tafaj Reformim i arsimit ne 2011

Reforma financiare për institucionet e arsimit të lartë, por dhe reforma të tjera në arsimin parauniversitar do të jenë sfidat e ministrisë së Arsimit, për vitin 2011. Në një takim me gazetarët, kreu i arsimit, Myqerem Tafaj, e ka cilësuar 2011 si një vit të suksesshëm, ndërkohë që sfida të tjera e presin arsimin në vitin e ardhshëm është shprehur ai. Ministri Tafaj është ndalur në disa nga cështjet më të debatueshme, atë të financimit të universiteteve, e cila do të jetë gati në 2012, dhe përse do të shërbejë renditja e universiteteve, një nismë kjo e ndërmarë muajt e fundit.

"Në rast se ky roadmap do funksionojë me përgatitjen e kuadrit ligjor fillon periudha e tranzicionit, në vitin 2012. Ky është roadmap ynë për reformën financiare.  Rankimi ne do të na shërbejë për dy qëllime primare. E para, do të krijohet një data base në Shqipëri, si i kanë pedagogët, mjediset, literaturën", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.

Gjatë vitit 2011 një rol i rëndësishëm do ti jepet maturës shtetërore e cila vitin e ardhshëm do të ketë shumë risi, ndërsa për arsimin profesional ministri i Arsimit tha se është një sfidë për të tërhequr sa më shumë nxënës, drejt shkollave profesionale.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›