E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Elbasan-Peqin, vdes dhëndri, plagoset vjehrri

ELBASAN- Një aksident me pasojë një të vdekur, një të plagosur rëndë dhe një tjetër më lehtë është regjistruar sot në aksin Elbasan Peqin. 

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Pajovë, ku mjeti tip Benz me targë TR 5431 T, i cili drejtohej nga shtetasi Qemal Flija ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonte dhe është përplasur me murin mbrojtës të rrugës.

Për pasojë ka humbur jetën dhëndri i tij pasagjer, Arben Duja, 47 vjeç me origjinë nga Cërriku dhe është plagosur lehtë një tjetër pasagjer. Vetë drejtuesi i mjetit, Qemal FLija ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›