E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në Lezhë u vodhën 1200 vota. Pushtetin e dalë nga krimi nuk do e pranojmë kurrë!

TIRANE- Kryeministri në detyrë Sali Berisha shprehet se rinumërimi i votave të qarkut Lezhë ka faktuar sipas tij, vjedhjen e votave. 

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha shprehet se në këtë qark janë vjedhur 1200 vota nga aleanca e majtë.

“Të dashur miq, rinumërimi i fletëve të votimit dëshmoi se karteli i drogës që erdhi në pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhunë, terror e para të pista 1200 vota vetëm në qarkun e Lezhës dhe tani, po me dhunë, terror dhe para të pista, duan të bllokojnë rinumërimin e votave dhe të mbrojnë mandatet e krimit. Ky është ndryshimi që donin trafikantët dhe miqtë e tyre!! Por ne demokratët pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista nuk do e pranojmë kurrë! Përpara për votën e lirë të shqiptarëve”, shkruan ai.

KQZ është duke rinumëruar kutitë e votimit pë qarkun Lezhë dhe deri më tani nuk ka ndonjë ndryshim rezultati nga ai i 23 qershorit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›