Aksident në Elbasan, kamioni përplas për vdekje kalimtarin

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik ne Elbasan.
Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku një kamion me targë BR 55 28 A ka përplasur për vdekje një kalimtar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.