E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Greqi, Obama: Përcaktuese për suksesin e vendit

Presidenti amerikan Barak Obama ka përshëndetur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të kësaj fundjave në Greqi, duke u shprehur se këto do t`ia përcaktojnë vendit rrugën e suksesit dhe prosperitetit. Këto komente ai i bëri në kuadër të samitit të G20-ës që po mbahet në Meksikë.

Obama tha se fitorja e partisë konservatore Demokracia e Re është shenjë e mirë për formimin e shpejtë të qeverisë.

Ai parashikoi se udhëheqësit e rinj të vendit do të jenë në gjendje që të punojnë “në mënyrë konstruktive me partnerët e tyre ndërkombëtarë, në mënyrë që të vazhdojnë me rrugën e reformave.”

Greqia është duke luftuar me papunësinë prej 22 për qind dhe me borxhin paralizues publik.

Masat e ashpra rënduese të vendosura në këmbim të një pakete të Bashkimit Evropian dhe të FMN-së kanë shkaktuar trazira të mëdha sociale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›