Aksident në Elbasan, një i plagosur
Një person është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos, ku shtetasi Sami Miçi, 48 vjeç, është aksidentuar teksa udhëtonte me motoçikletë.
Ndërkohë i plagosuri është nisur
me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa mbeten akoma të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.