E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim nga policia e Kosovës

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e sotme dy persona nga Gjilani i Kosovës në pikën kufitare Qafë Botë për mungesë dokumentesh. Pas ndalimit, nga një kontroll i ushtruar ka rezultuar se dy personat ishin shpallur në kërkim nga policia e Kosovës.

Mësohet se personat e ndaluar janë shtetasit Njazi dhe Azem Spahiu, 23 dhe 21 vjeç, të cilët kishin kaluar në Greqi nga shteti fqinj Maqedonia.

Këta shtetas ishin dënuar me nga 4vjet burg në Kosovë për grabitje me armë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›