Gramsh, arrestohet një 15-vjeçar për vjedhje
Policia e Gramshit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme një të mitur. Mësohet se 15 vjecari është arrestuar nën akuzën e vjedhjes. Sipas uniformave blu kjo është hera e tretë që ky shtetas ndalohet nën të njëjtën akuzë. Ky ritual duket se është kthyer në një trend dhe mënyrë jetese për një pjesë të mirë të të rinjve shqiptare, ku vjedhja tashmë është kthyer në një profesion për sigurimin e të ardhurave në mënyrë të shpejtë, pavarsisht riskut.