Bilanci i një "lufte" vere....
Dy muajt e verës korrik dhe gusht, janë vërtetë tragjike për Shqipërinë, pasi aksidentet e shumta u marrin jetën shumë njerëzve.
Për muajin korrik që sapo lamë pas, 27 persona humbën jetën në aksidente rrugore ndërkohë që mbi 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë, 19 persona kanë humbur jetën nga vrasjet muajt e fundit. A po përsëritet çdo vit e njëjta histori “lufte” me dhjetëra viktima?
Duket se masat e autoriteteve nuk janë të duhura, pasi numri i aksidenteve shtohen çdo ditë. Një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të shumta janë ardhja masive e emigrantëve, një pjesë e madhe e të cilëve nuk janë mësuar me rrugët shqiptare. Dynja e automjeteve ka shtuar edhe numrin e aksidenteve.
Për këtë arsye, policia e shtetit ka nisur prej ditës së djeshme sensibilizimin e emigrantëve në kuadër të parandalimit të aksidenteve. Fushata ka nisur kohë më parë, por duket se nuk ka shumë rezultat. Në hyrje, tashmë emigrantët shqiptarë do të marrin këshillim edhe për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Korriku u mbyll me 50 të vdekur nga aksidentet dhe vrasjet, ndërkohë që urojmë që muaji gusht të mos mbyllet me një bilanc të tillë.
Kujtojmë që në muajin korrik ndodhi edhe një aksident tragjik në fshatin Gjegjan të Fushë Arrëzit, ku humbën jetën 15 persona ndërkohë që u shpall edhe ditë zie kombëtare.