E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier, 4 të vdekur, 1 i plagosur

Katër persona të të njëjtës familje, kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti, të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në Mollas të Fierit. Ndërkohë, që 1 person ka mbetur i plagosur. 55-vjeçari, Pëllumb Ismaili, i cili ishte drejtuesi i mjetit të aksidentuar ka vdekur, pas daljes së makinës nga rruga.
 

Viktimat Anife Ismaili 52-vjeç dhe Ajet Ismaili, kanë mbetur të vdekur, së bashku me një tjetër familjar. 5 pjesëtarët e të njëjtës familje, po udhëtonin në të njëjtën automjet, kur makina ka dalë nga rruga.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, për të marrë mjekimin e parë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›