E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan arrestohen dy persona per vjedhje mes mashtrimit

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen për vjedhje nëpërmjet mashtrimit.

Zëdhënësja e Policisë së Qarkut të Elbasanit, Valbona Begu, tha se "mëngjesin e sotëm janë arrestuar shtetasit Xhevahire Velija, 44 vjeçe, banuese në fshatin Mushqeta, komuna Krrabë Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të "mashtrimit”, si edhe Hekuran Karaj, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll", Elbasan.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në muajin shkurt të këtij viti, me anën e mashtrimit, i kanë marrë një shumë prej 20 milion lekësh shtetases Sh.Balla, 48 vjeçe, banuese në lagjen "11 Nëntori", në Elbasan, duke i premtuar se do ia kthenin paratë në një afat kohe prej 5 ditësh si dhe duke i premtuar se do t’i siguronin edhe nje banesë.

48 vjeçarja Balla, pasi ka tentuar disa herë të kontaktojë me dy shtetasit e sipërpërmendur me qëllim që të marrë paratë e saj, ka bërë denoncim në Polici. Kjo e fundit ka arrestuar dy shtetasit, dhe po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›