E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Jashtme pershendet 10-vjetorin e Marreveshjes se Ohrit

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit dhe e vlerëson atë si një element thelbësor për integrimin e shoqërisë së Republikës së Maqedonisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës atje.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se qeveria e re do të shënojë hapa konkret në drejtim të zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje, në dobi të të gjithë qytetarëve të saj.

MPJ vlerëson bashkëpunimin me Maqedoninë, si një shembull i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe rikonfirmon vullnetin e saj për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat, duke kontribuar kështu për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe në integrimin e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme mbështet integrimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si një kontribut i rëndësishëm drejt integrimit të të gjithë rajonit në strukturat Euroatlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›