Gjykata Kushtetuese rrezon padine e PS-se
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e Partisë Socialiste për sa i përket antikushtetutshmërisë së veprimtarisë të komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 Janarit të vitit 2011. Me shumicë votash mbledhja e gjyqtarëve kushtetues ka hedhur poshtë si të pambështetur në ligj kërkesën e një grupi deputetësh socialistë, të cilët i kërkonin kësaj gjykate që të zgjidhte konfliktin e kompetencave mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Prokurorisë, për hetimin e ngjarjeve që i paraprinë dhe u zhvilluan më 21 Janar, si dhe rolin që kanë luajtur institucionet shtetërore në të përfshi Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, drejtorit të SHISH, kryeprokurores etj. Megjithatë padia është diskutuar në mënyrë paraprake, si rrallëherë ajo është shqyrtuar në mbledhjen e të gjithë gjyqtarëve, dhe jo në atë të kolegjeve treshe të gjyqtarëve. Ndërkohë që është vendosur mos kalimi i saj për shqyrtim në seancë plenare. Arsyet e dhëna nga gjykata janë moslegjitimi i grupit të deputetëve socialistë në një kërkesë të tillë për shkak të mosekzistencës së një interesi konkret.
Mbledhja e gjyqtarëve në datë 08.04.2011 mori në shqyrtim kërkesën në fjalë dhe pasi këqyri dhe dokumentet shoqëruese dhe bisedoi çështjen në tërësi arriti në konkluzionet e mëposhtme: Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës çmon se kërkuesi nuk legjitimohet në kërkimet e tij dhe, për këtë arsye kërkesa nuk i plotëson kushtet për t’u shqyrtuar në seancë nga kjo Gjykatë. Arsyet e moslegjitimimit të kërkuesit lidhen me natyrën juridike të kërkimeve të tij. Konkretisht, kërkuesi pretendon se është një nga subjektet e parashikuara për të vënë në lëvizje Gjykatën, pa patur nevojë për të justifikuar interesin në çështjen konkrete. Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se ky pretendim është i pabazuar dhe nuk duhet pranuar. Për paraqitjen e një kërkese, që përmban zgjidhjen e konfliktit të kompetencave është e domosdoshme që subjekti të legjitimohet në kuptim jo vetëm të së drejtës për të vënë vetë në lëvizje Gjykatën, si një subjekt i parashikuar për këtë qëllim, por edhe për faktin e mbështetjes në pretendime reale dhe në vërtetimin se ekziston një konflikt i tillë. Konkretisht, kërkuesi sipas vendimit të Gjykatës, duhet të paraqesë argumente se moszgjidhja ose ekzistenca e këtij konflikti ka sjellë mosfunksionimin ose pengimin e funksionimit normal të Kuvendit, pjesë e të cilit është kërkuesi, duke cenuar statusin e tij dhe rrjedhimisht, ushtrimin e të drejtave dhe kompetencave të njohura me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit.
Në rastin konkret, duke u nisur nga përmbajtja e kërkesës, del se grupi i deputetëve është përqendruar në mbrojtjen e sferës së veprimtarisë së Prokurorisë dhe jo të organit, pjesë e të cilit ai është. Nëse kërkuesi pretendon se ka një konflikt, i cili nuk është pengues në ushtrimin e funksioneve të tij, por mund të jetë në kundërshtim me normat kushtetuese, atëherë ai nuk mund t’i drejtohet Gjykatës në rrugën e kërkimit të konstatimit të konfliktit të kompetencave midis dy organeve. Mbledhja e Gjyqtarëve nuk e gjen të bazuar qëndrimin e kërkuesit se 1/5 e deputetëve nuk ka detyrim për të justifikuar interesin, sepse ka legjitimitet të pakushtëzuar. Ndryshe nga ky pretendim, gjykata vlerëson ky subjekt duhet të ketë një qëllim dhe nxitje konkrete për të kërkuar interpretimin e dispozitave të veçanta të Kushtetutës ose kontroll konkret të normës juridike, pasi e kundërta do t’i jepte Gjykatës funksion këshillimor. Gjithashtu mbledhja e gjyqtarëve kushtetues ka arritur në përfundimin se nuk është e mjaftueshme për Gjykatën fakti që të dyja palët kundërshtare në procesin e konfliktit të kompetencave të pretendojnë interpretim ose zbatim të gabuar të ligjit ose Kushtetutës, por midis palëve duhet të ekzistojë një marrëdhënie juridike në kuptimin kushtetues, dhe nga kjo marrëdhënie të kenë ardhur pasoja të tilla që të kenë shkaktuar mosmarrëveshjen midis tyre. Ndaj, theksohet në këtë vendim, thjesht fakti se dy bartës të kompetencave kushtetuese kanë mendime të ndryshme mbi kushtetutshmërinë e një akti normativ, nuk është shkak i mjaftueshëm për të konkluduar në ekzistencën e një konflikti të kompetencave.
Sa i përket respektimit të parimit të ndarjes së pushteteve gjatë procesit të ngritjes dhe funksionimit të komisionit hetimor parlamentar, Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se ky pretendim lidhet me veprimtarinë konkrete të komisionit hetimor që mund të bëhej objekt i kontrollit nga Gjykata vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor. Në analizë të të gjithë kësaj analize Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet në kërkimet e tij. Ndaj me shumicë votash, vendosi moskalimin e çështjes në seancë plenare, duke rrëzuar kështu pretendimet e socialistëve për gjithë sa ngrenë në kërkesën e tyre për antikushtetushmërinë e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 Janarit.