Aksident në Fier-Ballsh, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur
Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit, kur një makinë e tipit Benz me targë FR 027 D, e cila drejtohej nga shtetasi Kudret Kalemi, 30 vjeç, është përplasur më një mur që ndodhej në një pikë karburanti në anë të rrugës, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të mjetit si dhe të 23-vjeçares Adela Kalemi, e cila është kunata e tij.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjetër, mes të cilëve dy fëmijë, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa paraprakisht mendohet se shpejtësia e madhe ka qenë shkau kryesor i humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesi i tij.
12 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Aksident në Fier-Ballsh, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip