E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fier, vdes çifti i të moshuarve, plagoset djali

Një çift të moshuarish kanë gjetur vdekjen ndërsa djali i tyre është plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh ku automjeti me të cilin udhëtonin tre pjesëtarët e familjes Ninaj e cila vinte nga Greqia ka dalë nga rruga duke përfunduar disa metra në greminë.
 

Për pasojë kanë gjetur vdekjen çifti i të moshuarve Ramadan dhe Anise Ninaj ndërsa është plagosur djali i tyre 38-vjeçar Vladimir Ninaj.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentin por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›