E Diel, 1 Nëntor 2026

Beograd, protestuesit përleshje me policinë, 14 të plagosur

Të paktën 14 persona janë plagosur si pasojë e përleshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve në Beograd. Sipas mediave përleshjet kanë nisur pasi policia ka mbrojtur disa vendbanime të reja rome në një lagjet të Beogradit.  Mësohet se disa persona kanë qëlluar me gurë ndaj policisë duke plagosur  12 policië ndërsa  raportohet se  edhe  dy protestues janë plagosur.
 

Policia ishte përpjekur ta mbrojë venbanimin për romët, të cilët do të vendosen këtu nga një lagje joformale të tyre, në një pjesë të qendrës së Beogradit.

Vlerësohet se në Serbi jetojnë afro 500 mijë romë, ose 7% të popullatës. Që nga viti 2009, kanë ndodhur të paktën shtatë dëbime me forcë nga vendbanimet joformale të romëve në kryeqytetin serb.
 

Siç raporton agjencia AP nga Beogradi, romët në Serbi, përfshirë edhe ata që u larguan nga Kosova pas luftës së vitit 1999, shpeshherë ballafaqohen me keqtrajtim nga ekstremistët serbë dhe grupet nacionaliste.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›