E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen dy juristë, u kapën me armë pa leje

Dy juristë janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë kapur me armë në Bulevardin “Bajram Curri” në kryeqytet.

Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se dy juristët Akil Kulla, 28 vjeç, dhe Ervin Kalaja, 31 vjeç janë kapur në flagrancë pranë shkollës “1 Maji”, me një pistoletë të kalibrit 7.62 mm, të cilën e posedonin pa leje.
 

Sipas policisë dy juristët akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetimet të mëtejshme .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›