2 vjet nga tragjedia e Gërdecit, Rama e deputetë të PS-së lule pranë kraterit

Sot shënohen 2-vjet nga tragjedia e Gërdecit. Si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, 2 vite më parë humbën jetën 26 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën.
Familjarë të viktimave të Gërdecit kanë hyrë në krater dhe kanë vendosur tufa me lule. Ndërkaq në Gërdec, ku u zhvillua ceremonia përkujtimore për viktimat, ka qenë edhe kreu i PS-së, Edi Rama. Kryesocialisti shoqërohej nga deputetë të PS-së, si Namik Dokle, Ilir Beqja, Besnik Bare, Mimi Kodheli, Valentina Leskaj.
Deputeti Namik Dokle, në emër të deputetëve socialistë tha se krateri i Gërdecit është krateri i dhimbjes dhe i akuzës. "Ky është krateri i akuzës për ata që sajuan këtë masakër dhe për të fituar mbi kurrizin e Shqipërisë dhe jetën e njerëzve", tha ai. Sipas tij, 26 persona u vranë nga korrupsioni qeveritar. "Por ne nuk do ndalojmë së kërkuari të drejtën", shtoi ai.
Ndërkaq, në Gërdec ka mbërritur një grup xhirimi i rrjetit televiziv arab Al Jazeera i cili do të përgatisë një dokumentar për këtë tragjedi.