E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali/ Droga, pranga shqiptarëve


Karabinierët në Itali kanë vënë në pranga 16 persona, pjesëtarë të një bande droge të përbërë nga shqiptare dhe italiane.

Sipas të dhënave nga forcat e rendit, nuk bëhet fjalë thjesht për disa shpërndarës, por për një bandë të vërtetë që vepronte në zonën e Katanias. Ata akuzohen gjithashtu edhe për mashtrim dhe vjedhje me armë.

Banda furnizohej me drogë nga jugu për të shpërndarë më pas në Foggia dhe Milano. Emrat e të ndaluarve nga policia e vendit fqinje, nuk janë publikuar ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›