E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha dorëzon monopolin e naftës, opozita hesht frikshëm

Tiranë – Nesër do të mësohet edhe se kush do të jetë pronari i ri i kompanisë Albpetrol. Pas shpalljes së tenderit, do të hapen zarfet për të mësuar pronarin e ri të të gjithë industrisë së naftës shqiptare, i cili do jetë një kompani kinezë, ruse ose serbe. Përmes një deklarimi publik, deputei socialist Erion Braçe e denoncon këtë si një akt të shitjes dhe privatizimit të atdheut nga Sali Berisha dhe akuzon opozitën për heshtjen lidhur me këtë privatizim.

Pavarësisht kundërshtisë për një proces të tillë, pavaresisht hyrjes se procesit ne nje zone rreziku ku prej saj mund te ndryshoje edhe politika strategjike e Shqiperise-per shkak te saj edhe kombit, Sali Berisha po i shkon deri ne fund shitjes se kompanise me te madhe dhe unike ne vend. Muaj me pare, Sali Berisha kaloi ne Kuvend nje ligj me ane te te cilit i kalon kompanise “Albpetrol” te gjitha te drejtat mbi vendburimet e naftes, zonat naftembajtese ne toke e det, kontratat aktuale dhe pjesen e shtetit ne to, se fundi edhe te drejten per te ndertuar rrjetin kombetar te gazit. Pra, Albpetrol, tani kompani private do te kete te drejta qe kudo i kane shtetet sovrane: Te jape leje per kerkim vendburimesh, te jape leje per shfrytezim vendburimesh, te marre pjesen e shtetit ne kontratat aktuale, te marre pas 20 vitesh edhe vendburimet e leshuara me kontrata sot, te kontrolloje vete apo te jape leje per ndertimin e rrjetit kombetar te gazit shkruan Braçe.

Ai thekson me tej se të gjitha këto të drejta që duhet ti ketë shteti, tashmë do ti ketë një sipërmarrës i huaj në Shqipëri, duke gëzuar kështu monopolin më të madh në vend.
Në fund të deklaratës publike, Brace thotë se ky është qëndrimi im, ndërsa opozita hesht në mënyrë të frikshme.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›