Tre fëmijë në spital, helmohen nga akullorja, arretohet pronari i dyqanit
Tiranë Tre fëmijë përfunduan në spital, duke rrezikuar jetën, si pasojë e helmimit nga akulloret që kishin blerë në një punishte në rrugën e Kavajës në Tiranë. Ka qenë babai i fëmijëve, Luzim Gjata, që ka denoncuar helmimin e fëmijëve të tij në polici, e cila menjëherë ka shoqëruar pronarin e dyqanit të akullores, Ilir Zylka, 61 vjec.
Ngjarja është shënuar në Rrugën e Kavajës, pranë policisë Bashkiake. Fëmijët 4, 5 dhe 7 vjec kishin blerë akullore tek pasticeria e Zylkës dhe pas konsumit kishin shfaqur shenjat e helmimit. Pasi i ka dërguar fëmijët në spital, babai i tyre i është drejtuar policisë duke denoncuar prodhuesin e akuzollreve i cili është vënë nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin. Megjithatë do të pritet ekspertiza e mjeklëve për të përcaktuar saktësisht shkakuin e helimit.
Dy muaj më parë, 7 fëmijë në plazhin e Semanit në Fier u shtruan me urgjencë në spital, pasi ishin helmuar nga akulloret të shitur në mënyrë ambulatore.
/IDEA/