E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama-Muiznieks: Me rëndësi pavarësia e institucioneve

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama është takuar sot me një delegacion të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Delegacioni i Këshillit të Evropës kryesohej nga Nils Muiznieks, komisioner për të Drejtat e Njeriut.
 

Kryeprokurorja Ina Rama bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë Shqiptare duke e vënë theksin te angazhimi i këtij institucioni në rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë.
 

Anëtarët e delegacionit të Këshillit të Evropës, theksuan rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë institucioneve. Më tej, anëtarët e delegacionit të Këshillit të Evropës, u interesuan për çështje të veçanta me të cilat është hasur në punën e saj Prokuroria Shqiptare, sic është hetimi për çështjen e 21 janarit dhe procesi i gjykimit të saj, për rolin e komisionit hetimor parlamentar për këtë rast dhe nëse ka mbivendosje apo ndikim politik në hetimin e kësaj ngjarjeje.
 

Gjithashtu anëtarët e Këshillit të Evropës shprehën interesim për reformën në sistemin e drejtësisë dhe për çështjen e kufizimit të imuniteteve për deputetët dhe gjyqtarët.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›