Aksident në Fushë Krujë- Milot, dy të vdekur

Foto Ilustruese
UPDATE- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.
Dy persona, ende të paidentifikuar kanë humbur jetën pas përplasje së dy makinave.
Policia nuk ka dhënë detaja lidhur me identitetin e viktimave, ndërsa ka mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për zbulimin e shkaqeve që kanë ccuar në aksidentin e rëndë.
Paraprakisht mendohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të jetë bërë shkak për aksidentin që i mori jetën dy personave.