E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja ku do të vendoset monumenti i Pavarësisë

Komiteti për 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë ka vendosur sot vendet se ku do të ngrihen disa nga statujat e figurave më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë.

Monumenti i Pavarësisë, një punë e artistëve Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovë, Gjermani) do të vendoset në Parku Rinia, me pamje nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, në krah të ministrisë së Mbrojtjes.

Në lulishten në kryqëzimin e bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Rr.Ismail Qemali do të ngrihet monumenti i babait të shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali.

Monumenti i Hasan Prishtinës do të ngrihet në sheshin Paris mes Rrugës Mine Peza dhe Rrugës së Durrësit, ndërsa monumenti i Ahmet Zogut, sipas vendimit të Komitetit do të vendoset në sheshpushimin në fund të bulevardit Zogu i I-rë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›