Aksident ne Fushe Kruje-Lezhe,vdes 37 vjecari
Nje 37 vjeçar ka gjetur vdekjen ne oren 18,30 minuta ne superstraden Fushe Kruje–Lezhe.Aksidenti ka ndodhur ne afersi te Mamurrasit, ndersa 37 vjeçari Durim Mema udhetonte ne ane te superstrades kur eshte goditur nga nje mjet tip benz me targa angleze qe drejtohej nga 30 vjeçari Kujtim Simoni.Sipas policise se Kurbinit 37 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa policia rrugore qe ka mberritur vetem pak minuta pas aksidentit ne vendngjarje ka bere te mundur edhe ndalimin e Kujtim Simonit. Shkak i aksidentit ka qene tentativa e Kujtim Simonit per te parakaluar nje autoveture tjeter.Kjo ka bere qe ai te lere rrugen kryesore dhe te perplase per vdekje Durim Memen nga fshati Fushe Mamurras.