E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sëmuri mendor vret në banesën e tij Beqir Bashën



Viktima dhe autori u gjetën nga bashkëshortja e të arrestuarit

Fqinjët kanë deklaruar se mes tyre ka pasur debate para krimit

Vret një shtetas në banesën e vet, arrestohet i sëmuri mendor Bashkim Muçaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Pogradecit, kur 45-vjeçari i ka marrë jetën në banesën e tij një qytetari dhe dyshimet e para nxjerrin pikërisht konfrontimin në rrethana të gjendjes së rënduar psikologjike të të dyshuarit. Sipas burimeve zyrtare policore, ngjarja ka ndodhur në banesën e të dyshuarit, në lagjen nr. 4 të qytetit, buzë liqenit. Autor i dyshuar i vrasjes me mjete të forta është Bashkim Muçaj, rreth 45 vjeç, bëjnë të ditur burimet zyrtare policore pas hetimeve të para rreth kësaj ngjarjeje. Burimet e policisë bënë me dije se në pranga është vënë shtetasi Bashkim Muçaj, ish-oficer policie, i akuzuar si vrasës i shtetasit Beqir Basha, 53 vjeç. Të dhënat e para tregojnë se autori, banor i lagjes “Vullnetari” në Pogradec, në mesditë është parë në shoqërinë e një personi, të cilin e ka marrë më pas në banesën e tij, në katin e pestë të një pallati.

Sipas hetimeve, fqinjët kanë treguar se pas mesditës kanë dëgjuar zhurma të forta dhe debate dhe më pas situata është qetësuar dhe nuk është dëgjuar më asgjë. Krimi është zbuluar në kohën kur në banesë vjen bashkëshortja e 50-vjeçarit. Ajo ka gjetur të shtrirë në shtrat bashkëshortin dhe në këmbët e krevatit ka parë të mbytur në gjak një person të panjohur. Pas hetimeve, u zbulua se viktima ishte një ish-oficer, që punonte si kambist në këtë qytet.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes rezervohet në dhënien e detajeve, pasi ende nuk dihet se çfarë njohjeje ka pasur viktima me autorin. “Viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve të forta të marra në kokë dhe pjesë të tjera të trupit me çekiç dhe hekur”, - thonë burimet e policisë, duke shtuar se autori është shoqëruar në komisariat, kurse grupi i ekspertëve po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›