Projektligji, përfitimi i trajtimit suplementar në Policinë e Burgjeve

Për herë të parë një projektligj për trajtimin suplementar të Policisë së Burgjeve. Subjektet që përfitojnë, sa është përqindja dhe rastet kur përfitohet ky trajtim suplementar
Prej disa vitesh e kërkuar nga efektivët e Policisë së Burgjeve dhe e përfolur nga drejtues të ndryshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për rishikimin sa më parë të ligjit për “Policinë e Burgjeve”. E kanë kërkuar këtë rishikim me argumentin se vështirësinë e kanë njëlloj me Policinë e Rendit, uniformat njëlloj, kualifikimi po i njëjtë me ta, ndërsa trajtimi në paga apo sigurime nuk është njëlloj. Në këtë pikë, përherë policët e Burgjeve e kanë konsideruar veten të diskriminuar. Pikërisht, për të plotësuar një të drejtë që u takon dhe për t’i konsideruar të njëjtë me kolegët e tyre homologë, për herë të parë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është paraqitur një draft në Këshillin e Ministrave, i cili ka të bëjë me rishikimin e ligjit të “Policisë së Burgjeve”, konkretisht në rregullimin në mënyrë të posaçme të trajtimit shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Burgjeve. Nga ana e strukturave që përpiluan këtë projektligj që pritet të kalojë së shpejti në Këshillin e Ministrave, është përcaktuar edhe fondi i pagës, sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për këtë strukturë, e cila parashikohet të arrijë standardet evropiane, ashtu sikundër u janë plotësuar edhe strukturave homologe në vende të ndryshme. Gjithashtu, me këtë projektligj synohet të rregullohen marrëdhëniet e punës për këtë kategori, marrja në punë, statusi i Policisë së Burgjeve, si dhe për herë të parë krijimi dhe marrja pjesë në një sindikatë për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Trajtimi suplementar
Projektligji “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Burgjeve”, i propozuar, ka për qëllim trajtimin shoqëror suplementar të punonjësve të kësaj strukture që kryen detyra të veçanta të sistemin e burgjeve. Të drejtën e përfitimit të sigurimit shoqëror suplementar sipas këtij ligji e kanë punonjësit e Policisë së Burgjeve në detyrë dhe ish-punonjësit e Policisë së Burgjeve që trajtohen me pagesë kalimtare apo pension. Deri tani, trajtimi shoqëror suplementar i punonjësve të Policisë së Burgjeve është realizuar duke iu referuar për zbatim kuadrit ligjor të strukturave të tjera analoge si Policia e Shtetit. Kjo, edhe për faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, deri në vitin 1994 ka qenë pjesë e Ministrisë së Brendshme dhe për pasojë ka gëzuar të njëjtin status si Policia e Shtetit. Për shkak të ndryshimit të varësisë administrative, ndryshimeve të kuadrit rregullator të Policisë së Shtetit dhe në harmoni me projektligjin “Për Policinë e Burgjeve”, nga Ministria e Drejtësisë është propozuar që mënyra e trajtimit suplementar shoqëror të punonjësve të Policisë së Burgjeve të rregullohet me ligj të veçantë. Projektligji “Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Burgjeve” është organizuar në tri krerë të veçantë, ku në mënyrë ezuaruese, është saktësuar për herë të parë rrethi i subjekteve përfituese, masa e kontributeve, llojet e përfitimeve të cilat trajtohen në dispozita të veçanta, në mënyrë të detajuar. Ky projektligj është hartuar duke pasur parasysh edhe ligjet e tjera në fuqi që rregullojnë përfitimet suplementare për struktura të tjera të ngjashme si Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura të RSH-së.
Trajtimi, sipas projektligjit “Për Policinë e Burgjeve”
1. Fond page i nevojshëm 1. 439.582 mijë lekë
2. Sigurime shoqërore shëndetësore 311.405 mijë lekë
Përfitimet nga sigurimi shoqëror suplementar
a) paaftësi të përkohshme në punë;
b) kompensim shpenzimesh për dëmtime shëndetësore;
c) kompensim shpenzimesh për dëmtime trupore;
d) pagesë kalimtare;
e) pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi;
f) pension suplementar pleqërie;
g) pension suplementar invaliditeti;
h) pension suplementar familjar;
i) kompensim për shpenzime në rast vdekjeje dhe ndihme të menjëhershme.
Kushtet e përfitimit
E drejta e përftimeve që rrjedhin nga sigurimi shoqëror suplementar varet nga:
1. Koha e shërbimit si punonjës i Policisë së Burgjeve:
a) periudha e njohur si ushtarak i shërbimit aktiv, në Forcat e Armatosura të RSH-së;
b) periudha e njohur si punonjës i Policisë së Shtetit;
c) periudha e ndërprerjes së karrierës për shkak të një vendimi të padrejtë;
d) gjysma e periudhës së kaluar si punonjës në sektorë të tjerë, jashtë strukturave të Policisë së Burgjeve, para fillimit të karrierës në Policinë e Burgjeve.
Në çdo rast, periudha gjashtë muaj e një ditë quhet vit i plotë.
2. Paga referuese për efekt të llogaritjes së përfitimit, është paga bazë dhe shtesat mbi pagën bazë për kushte të tjera të veçanta të vendit të punës e të shërbimit, në çastin kur punonjësit të Policisë së Burgjeve i lind e drejta e përftimit.
Përfitimet suplementare
Neni 6
Paaftësia e përkohshme në punë
1. Punonjësi i Policisë se Burgjeve përfiton të ardhura për sëmundje deri në 14 ditët e para kalendarike, kur vërtetohet, me raport mjekësor, se është përkohësisht i paaftë për pune. Shuma e të ardhurave është 100% e të ardhurave të pagës mesatare ditore.
2. Kur punonjësi i Policisë së Burgjeve vazhdon të jetë i paaftë për punë, mbi ditën e 14-të, merr përfitime suplementare, që llogariten mbi pagën mesatare ditore, të përfituar në muajin e fundit kalendarik të shërbimit, në masën:
a) 20 % nga dita e pesëmbëdhjetë e paaftësisë e në vazhdim;
b) 80 % për periudhën e qëndrimit në spital;
3. Paaftësia e përkohshme mbi katërmbëdhjetë ditë përcaktohet nga komisioni mjekësor përkatës dhe zgjat deri në tetëmbëdhjetë muaj, për rastet kur paaftësia është rrjedhojë e një aksidenti në punë, për shkak të detyrës ose të sëmundjes profesionale dhe deri në dymbëdhjetë muaj për rastet e tjera.
4. Në rastet kur komisioni mjekësor përcakton se punonjësi nuk mund të riaftësohet për punë e shërbim, përfitimi ndërpritet me caktimin e pensionit të invaliditetit.
Neni 7
Kompensim shpenzimesh për dëmtime shëndetësore
1. Shpenzimet për trajtimin e punonjësit të Policisë së Burgjeve, që ka pësuar një dëmtim shëndetësor, për rikthimin e aftësive të humbura, përballohen nga Buxheti i Shtetit.
2. Masa dhe kriteret për përfitim përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 8
Kompensim shpenzimesh për dëmtime trupore
1. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, në rastet e plagosjes a të dëmtimeve të tjera trupore, përfiton kompensim deri në masën 100 %, për të gjitha llojet e shpenzimeve të kryera në institucionet shëndetësore, brenda dhe jashtë vendit.

Neni 9
Pagesa kalimtare
1. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, që ndërpret marrëdhëniet e punës për shkak të shkurtimit të funksionit për arsye të ristrukturimit dhe që ka jo më pak se 12 muaj shërbim, përfiton pagesë kalimtare.
2. Pagesa kalimtare jepet në masën 50 % të pagës mujore të muajit të fundit të shërbimit.
3. Punonjësi i Policisë së Burgjeve përfiton pagesë kalimtare derisa t’i ofrohet një vend tjetër pune, për t’u rikthyer në shërbim ose në struktura të tjera shtetërore, por jo më shumë se tre vjet.
Neni 10
Kushtet e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi
Punonjësi i Policisë së Burgjeve që ndërpret karrierën, me përjashtim të rastit kur është dënuar me burgim për shkak të kryerjes se një vepre penale që lidhet me detyrën, përfiton pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, kur plotëson këto kushte:
1. të kenë arritur moshën 47 vjeç dhe të kenë plotësuar vjetërsi në shërbim 15 vjet, për meshkujt;
2. të kenë arritur moshën 42 vjeç dhe të kenë plotësuar vjetërsi në shërbim 12 vjet, për femrat.
Neni 11
Masa e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi
1. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi është 50 % e pagës referuese. Për çdo vit tjetër vjetërsie në shërbim, mbi kufirin e përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të nenit 10, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese.
2. Shuma e përfitimit të llogaritur sipas pikave 1 dhe 2 të këtij neni, nuk mund të jetë më e madhe se 70 % e pagës referuese. Për efekt të llogaritjes së shtesës, periudha mbi 6 muaj njihet vit i plotë.
3. Në rastet kur punonjësi i Policisë së Burgjeve trajtohet me pagesë kalimtare, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi jepet pas përfundimit të kësaj periudhe.
4. Periudha, gjatë së cilës punonjësi përfiton pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, njihet si periudhë sigurimi për përfitim të pensionit të pleqërisë, invaliditeti e familjar, sipas pikës 2 të nenit 58 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë".
Neni 12
Pension suplementar pleqërie
1. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, që plotëson kushtet për pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, gëzon të drejtën për pension suplementar pleqërie.
2. Pensioni suplementar i pleqërisë llogaritet në masën 40 % të pensionit të plotë të pleqërisë, kur punonjësi ka vjetërsi shërbimi 12 vjet për femrat dhe 15 vjet për meshkujt.
3. Për çdo vit të vjetërsisë në shërbim mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit të pleqërisë shtohet me 2 % të pensionit të plotë të pleqërisë.
4. Pensioni suplementar i pleqërisë, në çdo rast nuk mund të jetë më i madh se 70 % e pensionit të plotë të pleqërisë.
5. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, me vjetërsi në shërbim më pak se 12 vjet për gratë e 15 vjet për burrat, për çdo vit shërbimi, përfiton pension suplementar në masën 2 % të pensionit të plotë të pleqërisë.
Neni 13
Pension suplementar invaliditeti
1. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, që plotëson kushtet për pension invaliditeti, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, gëzon të drejtën e pensionit suplementar të invaliditetit, të llogaritur në masën 1% mbi pagën referuese, për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 % të pensionit të plotë invaliditetit.
2. Kur invaliditeti shkaktohet gjatë kryerjes së detyrës ose për shkak të saj, masa e pensionit suplementar të invaliditetit të plotë është sa diferenca ndërmjet pagës referuese dhe masës së pensionit të llogaritur sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
3. Kur invaliditeti është i pjesshëm, masa e pensionit suplementar të invaliditetit është 50 % e diferencës ndërmjet pagës referuese dhe masës së pensionit të llogaritur sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.
Neni 14
Pensioni suplementar familjar
1. Personat që janë në ngarkim të punonjësit të Policisë së Burgjeve, që vdes dhe që përfitojnë pension familjar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", gëzojnë të drejtën e përfitimit të pensionit suplementar familjar.
2. Masa e përftimit të pensionit suplementar familjar llogaritet në masën 50 %, për bashkëshortin/en, i/e ve dhe 25 % çdo jetim ose person tjetër përfitues, por kjo shumë nuk mund të jetë më e madhe se 100 % e pensionit suplementar që merrte apo i takonte të ndjerit.
3. Masa e përftimit të pensionit suplementar familjar për punonjësit e Policisë së Burgjeve që humbasin jetën për shkak të detyrës, llogaritet në masën 100 të pagës referuese, shtesë mbi pensionin familjar.
Neni 15
Ndihma e menjëhershme
Çdo paraardhës apo pasardhës dhe bashkëshorti/ja, me të cilët punonjësi i Policisë se Burgjeve bashkëjetonte para vdekjes përfiton ndihmë të menjëhershme në masën e katër pagave bazë mujore, që përfitonte i ndjeri në muajin e fundit të shërbimit.
Neni 16
Përballimi i shpenzimeve në rast vdekjeje
Pjesëtaret e familjes së të ndjerit ose personat e tjerë që organizojnë funeralin dhe përballojnë shpenzimet e varrimit të ish-punonjësit të Policisë së Burgjeve, aktiv, në pagesë kalimtare, në pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, apo që përfitonte pension suplementar sipas këtij ligji, përfitojnë shpenzime varrimi në masën e dy pagave mujore për gradën më të ulët të rolit mesëm.