Topalli në Petrelë: Testi i Mamografisë shpëton jetën

Në një mjedis autokton shumë vajza e gra të moshave të ndryshme, patën rastin të takohen me Kryetaren e Kuvendit, e cila po shkon në çdo qytet, në çdo komunë e fshat për t’i inkurajuar dhe bindur gratë, për rëndësinë jetësore të analizave të Mamografisë e PAP-testit. “Shëndeti i nënës, shëndeti i gruas, ashtu sikurse i fëmijës, është jeta, familja, e ardhmja; është besimi dhe siguria”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Duke inkurajuar gratë dhe vajzat të rrëzojnë murin e drojës dhe të frikës, për të bërë Paptestin e Mamografinë, Kryetarja Topalli konstatoi me kënaqësi rritjen e diagnostifikimeve vitet e fundit. “Ajo që është më e rëndësishme dhe më fondamentale është shëndeti i njeriut. Ndoshta jo për fajin tonë, por për kulturën ndonjëherë të munguar dhe nga ndrojtja që ne gratë kemi në raport me spitalin, nxjerrim justifikime për të shtyrë diagnostifikimin”, tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit tha se, do të punojë pa u ndalur në këtë nisëm në mbrojtje të shëndetit të grave, që të bëjë të mundur që çdo grua, çdo vajzë dhe nënë shqiptare të kryejë falas analizat e Paptestit dhe Mamografisë.
"Betejën me sëmundjen e fitojmë kur e parandalojmë atë. Mamografia është parandalimi më i sigurt. PAP-testi të jep mundësi që sëmundja të shërohet 100%; është tërësisht e kurueshme. Një sëmundje që ne e mendonim se është fatale, në fakt është e kundërta. Në qoftë se ne e parandalojmë, kjo sëmundje jo vetëm që nuk është fatale, por është e shërueshme dhe të lejon që të bësh një jetë normale sikur të mos kesh pasur asgjë. Njerëzve që i keni në shpirt, mikeve tuaja i thoni të shkojnë të bëjnë PAP-testin. Mos kini ndrojtje! Mos kini frikë ! Jua them me zemër, jo si kryetare Parlamenti, jua them si grua, si nënë që kam dy fëmijë, jua them si njëra prej jush”, i'u drejtua Kryetarja e Kuvendit vajzave dhe grave të Petrelës.
Gjatë takimit, gratë dhe vajzat e komunës Petrelë morën shpjegimet dhe udhëzimet e nevojshme të mjekëve, të cilët po mbështesin pa kufi, hap pas hapi, Kryetaren e Kuvendit në këtë fushatë në mbrojtje të shëndetit të grave. /Start/
2012-08-04 12:16