I nxehti afrikan ripushton vendin, temperaturat shkojnë në 42 °C
Tiranë- Pas një rënie të lehtë të temperaturave në vend në fillim të javës, mesa duket i nxehti afrikan do të rikthehet sërish.
Shërbimi meteorologjik njofton se 10 ditëshi i parë i Gushtit do të ketë temperatura përvëluese, pasi ato do të shkojnë në disa qytete deri në 42 gradë Celsius.
Pas datës 10 pritet që të ketë rreshje shiu, por që do të zgjasin fare pak. Ndërsa në ditët në vijim do të ketë një rënie të temperaturave të cilat nuk do ti kalojnë 32 gradë Celsius.
Ky sezon veror paraqet edhe një sërë rreziqesh, pasi temperaturat e larta janë edhe shkaktarët e helmimit të shumë personave nga ushqimet. Gjithashtu nuk përjashtohet edhe rreziku nga infeksionte sidomos ato të lëkurës. Për këtë arsye mjekët bëjnë apel që sidomos fëmijët dhe të moshuarit ti evitojnë orët e vapës dhe të kosumojnë sa më shumë lëngje.
/IDEA/