E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Fushe-Kruje perplaset per vdekje 43-vjecarin Behar Xhaferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rural F.Krujë-Ishëm.

Një automjet me targa Kruje 7224 A ka përplasur për vdekje 43-vjeçarin Behar Xhaferi.

43-vjeçari ishte nga fshati Bubq dhe po udhëtonte me biçikletë, kur është përplasur nga automjeti tip Golfi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit.

Menjëherë në vendngjarje ka vajtur policia e cila ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e automjetit.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet se shkaku i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›