E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrim armesh dhe municione ne Qarkun e Elbasanit

Në vijim të operacioneve të zhvilluara për kapjen e personave të cilët mbajnë armë dhe municione lufatarake, pa leje, si dhe në bazë të informacioneve të sakta të grumbulluara nga efektivat e Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan, përfshirë këtu edhe Komisariatet e Policisë në rrethe, Elbasan, Librazhd, Gramsh, Peqin, nga puna e bërë nga ana e tyre dhe nga kontrolli i ushtruar shtetasve, në banesat e tyre, si dhe nga kapja në flagrancë, është bërë i mundur sekuestrimi i disa armëve dhe municioneve luftarake, konkretisht:

Për periudhen Janar e deri 16.06.2011, janë kapur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armët dhe municionet:
- 39 (tridhjete e nëntë ) kapsolla detonare
- Disa fitila zjarrepercjelles
- 30 (tridhjete) kg nitrat anomi
- 12 (dymbedhjete) copë pistoleta TT
- 7 (shtatë) kallëpe fitila zjarrëpërcjellës
- 15 (pesëmbëdhjetë) krëhëra me fishekë (pistolete & automatiku)
- 540 (pesëqind e dyzetë) copë fishekë automatiku & pistolete
- 12 (dymbëdhjetë) armë zjarri automatik
- 1 (një) armë gjahu shotgan
- 2 (dy) armë zjarri (pushkë)

Armet dhe municionet e mësipermë iu kapen 42 shtetasve, të cilëve disa prej tyre është marrë masa ‘Arrest në burg” si dhe një pjesë tjetër procedohet në gjëndje të lirë.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Mbatja pa leje e armeve luftarake dhe te municionit pa lejen e organeve kopetente”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›