E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Qeveria e vendosur per te mbeshtetur komunitetin rom dhe egjiptian

Kryeministri Sali Berisha shprehu sot, vendosmërinë e qeverisë në ndihmë dhe mbështetje të komunitetit të romëve dhe egjiptianëve në vendin tonë, si formë e ndalimit të dikriminimit shekullor ndaj tyre.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha u shpreh se, "qeveria është e vendosur që të punojë në mënyrën më serioze për të ndihmuar romët dhe egjiptianët në Shqipëri, pasi ata kanë një kontribut të madh dhe real në këtë vend".

"Qeveria po punon dhe do të punojë me përparësi të madhe në drejtim të strehimit, shkollimit dhe punësimit të tyre", tha Berisha.
Ai bëri të ditur se, qeveria po negocion me institucione ndërkombëtare financiare dhe së fundmi, me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Europës, për të financuar projekte në ndihmë të romëve.

"Banka për Zhvillim ka shprehur disponibilitet të plotë dhe mirëpriti kërkesën tonë për të financuar projekte për të ndryshuar jetën e romëve dhe egjiptianëve në Shqipëri, si grupet më të skajuara dhe më të harruara të vendit", theksoi kreu i ekzekutivit.

Në përfundim, kryeministri Berisha bëri të ditur emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Biznesit Social të Mikrokreditit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›