Ministri i Brendshem raporton ne komisionin e Sigurise
Ministri i Brendshëm raportoi një situatë të rendit të përmirësuar gjatë vitit që shkoi. Zbulueshmëria është në nivel rekord u tha ai deputetëve të komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare. Përkundër shifrave që opozita ka servirur më media ditët e fundit kohët e fundit, ministri vlerësoi lart Policinë e Shtetit.
Deputeti socialist Arben Isaraj tha se Noka duhej të fliste për politikat çfarë është bërë e do bëhet për parandalimin e krimit. Nga ana e tij ministri Noka i është përgjigjur duke thënë se: “më keni thirrur për gjendjen, jo për politikat”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës, ministri i Brendshëm hodhi poshtë si sajesë ngritjen e një dege të Agimit të Artë në Sarandë.
“Agimi i Artë nuk ka asnjë lidhje me territorin shqiptar”-tha ai.
Por për deputetin socialist Ben Blushi, megjithëse niveli i krimit në vend është i lartë qeveria ka sjellë në kuvend një ligj që rrit numrin e personave që mbajnë armë, çfarë për ministrin e Brendshëm nuk qendron
Ligji për armët u miratua më herët në komsonin parlamentar të Ligjeve, ku Partia Socialiste dekalroi votën e saj kundër.
Seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm Noka do të vijojë javës që vjen. Paraprkisht ministri foli dhe për zgjedhjet e 23 qershorit, për të garantuar se Policia e shtetit do të qendrojë në pozicionin që i dikton kodi zgjedhor, e angazhuar për mbarëvajtjen e një procesi zgjedhor sipas standardeve ndërkombëtare.