E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Fushe-Kruje plagosen rende dy persona

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Në aksident janë përfshirë tre automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për mjekim në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ndërsa sipas burimeve të spitalit, dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›