Seria A/ Mbyllen ne barazim pese nga gjashte ndeshjet e luajtura
Seria A përjeton atë që mund të konsiderohet pasditja më e shterpë e futbollin italian. Vetëm Bolonja shënoi gol nga të 12 skuadrat që zbritën në fushën e lojës. Bolonja fitoi 2-0 nga Novara. Të dy golat erdhën pas minutes së 42-të, kur portieri shqiptar i Novarës, Ujkani, u largua përshkak dëmtimi.
Pesë nga gjashtë ndeshjet e luajtura janë mbyllur në barazim pa gola dhe në këtë mënyrë ngjeshet më shumë klasifikimi.
Juventusi dhe Udineze mbajnë kreun me nga 12 pikë. Bardhezinjtë e Antonio Kontes dominuan ndeshjen e luajtur në Veronë ndaj Kievos, por nuk ishin të saktë në sulm. Ritmin i lojës ishte i lartë, por jo rastet për shënim. Mundësinë më të mire e pati Alesandro Del Piero, por goditja me kokë e 36-vjecarit u ndal në shtyllën pingule.
"Zonja e Vjetër" ka regjistruar tri barazime dhe tri fitore në gjashtë javët e para të Serisë A, teksa e ndan kreun me Udinezen, skuadra që ka pësuar vetëm një gol.