Greqi, kërkohen sqarime për qëndrimin e Stournaras në Bruksel
Sonte do të zhvillohet një takim mes liderëve që mbështesin qeverinë greke dhe Ministrit të Financave Janis Stournaras.
Ky takim zhvillohet me kërkesë të kryetarit të PASOK-ut, të Evangelos Venizelos, i cili nuk është i kënaqur me qëndrimet e shprehura nga pala greke në këshillin e ministrave të financave në Bruksel.
Nisur nga fakti që z. Stournaras nuk përmendi në Bruksel çështjet e rëndësishme për rinegocim, Venizelos do të kërkojë për të qartësuar kufijtë e rinegocimit të paketës së masave.
Dje ministri grek i Financave tha se çështja për rinegoccim nuk mund të ngrihej në Eurogroup, por shprehu besimin se "kjo do të bëhet kur të vijë koha e domosdoshme”.
Eurogrup: Për Greqinë presim raportin e Trojkës, Storunaras nuk kërkoi asgjë
Gjatë mbledhjes së Eurogroup, janë diskutuar rezultatet paraprake të auditorëve të vizitës Trojkës në Athinë dhe ministrat e financave të eurozonës do t’i kthehen çështjes greke, kur treshja të përfundojë vlerësimin dhe të përgatisë raportin përfundimtar për ecurinë e zbatimit të programit grek. Kreu i Eurogroup Zhan-Klod Junker, duke folur menjëherë pas rreth 10 orëve të takimit, ka konfirmuar se asnjë kërkesë për shtyrje afati nuk është bërë nga pala greke. “Ministri grek i financave nuk ka paraqitur një kërkesë formale në Eurogroup për një zgjatje kohore për reduktimin e deficitit buxhetor prej 3%. Unë e imagjinoj se ka kërkesa të tilla nga pala greke", tha Juncker, dhe sqaroi se ministri grek i financave, Janis Stouranaras ka garantuar homologët e vet europianë se Greqia do ta risjellë programin e përshtatjes në kursin e duhur. Juncker shtoi se diskutimet për zgjatjen e kohës së reduktimit të deficitit financiar në 3% do të bëhen jo më vonë se muaji shtator. Sa i përket bondit grek që skadon më 20 gusht, kreu i Eurogrup siguroi se Eurogroup do të gjejë zgjidhje dhe theksoi se nuk ka asnjë arsye për t'u shqetësuar.
Stournaras: Masa të jashtëzakonshme 3 miliardë euro
"Qeveria duhet të fillojë zbatimin e masave, ekuivalente me 3 miliardë euro në javët e ardhshme", tha ministri grek i Financave, Janis Stournaras nga Brukseli, duke theksuar se ministrat e financave të eurozonës ishin të “ngurtë" në kërkesën për zbatimin e masave, për të cilat është e angazhuar Greqia. Duke folur pak para mbylljes së takimit të ECOFIN, Stournaras foli për nevojën e kthimit të programit rregullues në rrugën e duhur në vitin 2012 dhe pastaj të fillojë debati mbi ndryshimet e mundshme në objektivat fiskale.
Para fillimit të mbledhjes ministri Stournaras u takua me Zhan-Klod Juncker dhe homologun francez, Pierre Moskovisi, të cilin e informoi mbi zhvillimet në ekonominë greke. Ministri francez i Financave la të hapur mundësinë për të ardhur në Greqi në të ardhmen e afërt.