Aksident në Izrael, vdesin 24 persona
Eilat -Të paktën 24 persona mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Izrael. Ngjarja ndodhi kur autobusi me turistë doli nga rruga dhe u përplas, në një zonë të shkretë. Dhjetë persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi. Aksidenti ndodhi pranë kufirit me Egjiptian. Grupet e shpëtimit raportuan se 24 persona humbën jetën dhe mbi 10 persona të tjerë u plagosën rëndë si dhe deklaruan se disa helikopterë të ushtrisë izraelite ndodheshin në vendin e ngjarjes, ku po punohej për t'u dhënë ndihmë të mbijetuarve.
Grupet e shpëtimit raportuan se në autobus ndodheshin 60 pasagjerë dhe disa nga të plagosurit ndodheshin në gjendje shumë të rëndë, ndërkohë që disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar brenda automjetit. Stacioni televiziv izraelit "Channel 10" tha se turistët ishin nga Evropa Lindore. Eilat, qytet në pjesën jugore të Izraelit, ndodhet në kufi me Jordaninë dhe Egjiptin dhe është një destinacion turistik për turistët.