E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali i Madridit shifra rekord te te ardhurave fitime deri 450 mln euro

Klubi mbretëror realizoi sezonin që sapo u mbyll një mrekulli financiare, duke arritur të ardhura rekord. Janë plot 450 milionë euro që janë futur në arkat e Realit të Madridit, pas një sezoni të mbushur me shumë konkurrencë dhe emocione, ndonëse në fund u fitua vetëm Kupa e Mbretit.

Saktësisht, janë fituar 442 milionë euro, një shifër që nuk është parë kurrë në botën e futbollit dhe për këtë ka shumë arsye. Niveli i lartë i paraqitur nga skuadra ka sjellë më shumë tifozë në stadium dhe po ashtu ecuria deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve ka rritur të ardhurat në këtë kompeticion, pasi për shumë vjet me radhë nuk ishte shkuar më larg se një e teta e finaleve. Kontribut të lartë kanë dhënë vendet VIP në stadium dhe turnetë e ekipit nëpër botë.

Shifra e këtij viti është 30 milionë më e lartë sesa ajo e arritur në të kaluarën.

Gjithsesi, bordi drejtues i klubit madrilen do të shqyrtojë edhe ecurinë sportive të ekipit të Murinjos, pasi ekzistojnë edhe disa paqënaqësi për shkak të mosfitimit të titullit kampion dhe për shkak të eleminimit në Champions nga ana e Barcelonës.

Drejtuesit do të diskutojnë edhe për blerjet e bëra deri tani si Shahin, Altintop apo Kajehon, por edhe për ata që priten, mbi të gjithë ylli i ri i Brazilit, Nejmar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›