E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Uznovë: aplikoni, do ju rimbursojmë

Rama ka qenë kësaj herë në Uznovë të Beratit në prezantimin e programit të ri qeverisës. Duke bashkëbiseduar me banoret Rama u ka kërkuar atyre të aplikojnë për kartat, duke theksuar se taksa e votës do rimbursohet nga socialistët në qeverisje. 

BERAT- Duhet ti japim politikës zemër nëse duam ti japim fëmijëve tanë mundësi të barabarta qofshin në Tiranë apo qofshin në periferi të qyteteve dhe në fshat. Me këtë apel Rama është drejtuar banorëve të Uznovës së Beratit gjatë turit të tij për prezantimin e programit të ri qeverisës. Në Uznovë një zonë e varfër kryetari socialist bëri premtimin për abetare dhe libra falas, jo siç ka bërë qeverisja aktuale.

“Sali Berisha pati pafytyrësinë të thotë se abetaret i jep falas, por abetaret nuk janë dhënë falas ata janë shitur një për një siç janë shitur të gjithë librat e klasave të tjera dhe siç janë shtuar edhe radhët e nxënësve që nuk shkojnë dot në shkolla për shkak të varfërsië, kjo do të ndsryshojë pas 28 qershorit. Ne abetaren dhe librat e shkollës për të gjithë fëmijët e varfër do ti japim falas jo me rimbursim por drejt e në dorë”- u shpreh kryesocialisti Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste në qytetin e Beratit ka vazhduar takime spontane me qytetarë ku i ka kërkuar atyre të aplikojnë për kartat e identitetit. Duke bashkëbiseduar me qytetarët Rama u ka kërkuar atyre të aplikojnë të paguajnë raksën e votës, e cila u reduktua vërtet në 2 mijë lekë, por që sigurojë Rama pas 28 qershorit kjo taksë do të rimbursohet nga socialistët në qeverisje.

“Të gjithë duhet të shkojnë të marrin kartën dhe të japin votën për ndryshimin e jetës në familjen e tyre, për ndryshimin në shkollën e fëmijëve të tyre si dhe listën e ilaçeve të të moshuarve të tyre. pra për ndryshimin që prej kaq kohësh e prisni të sjellës së politikës ndaj jush”- tha Rama.

Sipas Ramës duhet të ndryshojmë politikën në rast se duam të ndryshojmë qeverisjen. Ai gjatë këtij takimi masiv në Uznovë premtoi se edhe në qeverisje komunikimi me njerëzit dhe me grupet e interesit do të jetë një pikë kyçe.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›