E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, kartat me 200 lekë, qytetarët ankesa të shumta

Vendimi i qeverisë për blerjen e kartave me çmimin 200 lekë duket se nuk po gjen zbatim në shumë qytete. Në Pukë kuponi i kartave vazhdon të jepet me çmimin prej 1200 lekesh, ndërsa qytetarët ankohen për procedurat që duhet të ndjekin. 

PUKE- Teksa vendimi i qeverisë është shpallur dhe ka mbërritur në të gjitha zyrat postare të Republikës së Shqipërisë për aplikimin për kartat e identitetit me vleftën e vetëm 200 lekë të rinj, në Pukë nuk ndodh një gjë e tillë. Banorët që presin pranë zyrave të aplikimit për të aplikuar për letërnjoftimin e ri elektronik bëjnë të ditur se asgjë nuk ka ndryshuar edhe pas ardhjes së vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave.
Të njëjtin shqetësim si banorët ngre edhe kreu i Bashkisë së Pukës Rustem Strugaj, që thekson konfuzionet e krijuara nga vendimet e një pas njëshme të qeverisë në lidhje me çmimin e kartës së identitetit.

“Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë të shoqëruara me udhëzimet përkatëse të cilat rrëojnë njëra tjetrën. Ka një konfuzion të madh në shpërndarjen e kuponave dhe në zyrat e postave nuk zbatohen me përpikmëri këto rregulla”- tha Strugaj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›