Aksident në Kavajë, vdesin 3 persona

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona. Ngjarja ndodhi në fshatin Qerret, kur një autobot uji është përplasur me një makinë. Tre kanë qenë viktimat e aksidentit, një burrë rreth 35-vjeç si edhe dy vajza. Ende nuk dihen emrat e viktimave. Policia është nisur drejt vendngjarjes.