E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Qeveria bashkëpunon me krimin

Sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade reagon pas deklaratës së Berishës për tolerancë zero ndaj krimit, duke e akuzuar atë se nuk mund të fshihet pas kësaj fraze. Sipas Dades, tragjedia e Durrësit është provë e qeverisë së korruptuar. "Tragjedia e Durrësit është shprehja më alarmante e kalbjes së shtetit në duart e një pushteti të korruptuar e të inkriminuar. Berisha të japë llogari për bashkëpunimin me krimin gjatë zgjedhjeve dhe lirimin e dhjetëra kriminelëve nga burgjet me leje të paligjshme për të ndihmuar qeverinë në fushatë", tha Dade. Sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare në PS tha se selia rozë disponon prova të cilat i janë bërë të njohura edhe partnerëve ndërkombëtarë për bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›