Aksident në Korçë - Pogradecvdesin 2 të rinj, 5 plagosen
Të tjera rreth shkrimit FOTO/Aksidenti sot paradite Aksidentohet kreu i Urdhrit të Farmacistëve
KORÇE - Një aksident i rëndë u shënua paraditen e sotme në afërsi të fshatit Leshnicë. Aksidenti ndodhi në orën 10:00 në aksin Korçë- Pogradec, ku mjetin tip furgon me targa KO 711 A me pasagjerë u përplas me mjetin tip Toyota me targe greke NAY633.
Nga aksidenti gjetën vdekjen 2 të rinj 20 dhe 25 vjeç, ndërsa u plagosën 5 të tjerë.
Nga përplasja gjeti vdekjen e menjëhershme Elvis Sekseni, 20 vjeç nga fshati Podgorie e Korçës i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit me targa greke. Nga përplasja gjeti vdekjen dhe 25 vjeçari me targa R.Z pasagjer në makinën e drejtuar nga 20 vjeçari.
Të plagosur janë shtetasit me inicialet L.D, 31 vjeç, J.K 21 vjeç Gj.S 63 vjeç, M.A 66 vjeç A.M 13 vjeç të gjithë banues në Pogradec. Të plagosurit ndodhen ne Spitalin Rajonal Pogradec jashtë rrezikut për jetën.
Mendohet se shkak i aksidentit është shkelja e rregullave të qarkullimit të mjetit ku udhëtonin dy të rinjtë, por këto janë vetëm të dhëna paraprake.
Redaksia online
(sg./shqiptarja.com)