Tiranë, alarm fals për bombë në shkollën "Sami Frashëri"
TIRANE – Një telefonatë anonime që sinjalizonte vendosjen e një bombe në një nga shkollat e Tiranës, ka vënë në alarm Policinë e Kryeqytetit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se një person telefonoi, rreth orës 10:30, në numrin 129, për të sinjalizuar vendosjen e një bombe në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë.
Policia evakuoi të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës dhe kontrolloi ambientet e shkollës dhe zonën përreth, duke dalë në konkluzionin se alarmi ka qenë fals.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbuluar personin që bëri telefonatën anonime.
(er.nu/BalkanWeb)