Aksident ne Korce- Pogradec. Kater te plagosur

Një aksident automobilistik u ka rrezikuar seriozisht jetën 4 personave që udhëtonin përgjatë aksit rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mengjesit të sotëm, kur dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin, duke u shkaktuar plagë të konsiderueshme personave që ndodheshin në secilin prej tyre. Policia e qarkullimit rrugor, e cila ka shoqëruar të dëmtuarit për në Qendrën Spitalore të Korçës, bën të ditur se janë plagosur shtetasit Romeo Agolli, Sokol Shore, Andrea Foto dhe Sotir Beti. Tejkalimi i shpjetësisë gjatë drejtimit të automjeteve, është arsyeja që, sipas policisë, ka shkaktuar aksidentin