Aksident në Korçë- Pogradec, tre të plagosur
KORÇË- Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të dielën në mesditë në a aksin rrugor, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin që solli përplasjen e dy mjeteve. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të ditë së diel, në afërsi të fshatit Symizë, kur mjeti i drejtuar nga Kristian Korçari, 29 vjeç, nga Korça, po udhëtonte me mjetin “Volksvagen”, me targa TR 68 75 J, ka aksidentuar Agron Hoxhën në rrugë. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar edhe Aristotel Çifligu, 21 vjeç, si dhe Elona Cacën 25 vjeçe. Të dy këta të fundit sipas burimeve të policisë udhëtonin me mjetin e drejtuar nga Kristian Korçari. Tre personat sipas burimeve të policisë janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Korçës, ku sipas burimeve të policisë i janë nënshtruar ndërhyrjes së mjekëve për shkak të plagëve dhe traumave që kanë pësuar. Ndërkaq policia ka bllokuar mjetin në cilësinë e provës materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar me akuzën e "Shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor", me pasojë plagosjen e tre personave.
1 Korrik 2009