Brukseli: Mbyllni procesin e numërimit që të ecni përpara drejt BE-së
Flet Kristina Galak, zëdhënësja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë
Përfundimi me sukses i zgjedhjeve, sidomos procesi i numërimit do të shtyjë më tej integrimin e vendit në strukturat e BE-së. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënëses së Solanës, zonjës Galak, e cila pohoi se Bashkimi Evropian e ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri si pozitiv. Ajo ka komentuar të gjitha zhvillimet politike të dy ditët e fundit në Tiranë përmes një interviste dhënë gazetarit të BBC-së, Rakip Luto.
Cili është verdikti nga Brukseli për zgjedhjet në Shqipëri?
Në këtë moment ne nuk mund të kemi një verdikt, por ajo që mund të themi është se ne mirëpresim përmirësimin e përgjithshëm që është arritur në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën. Në veçanti ne duam të theksojmë se administrimi i procesit të zgjedhjeve ishte pozitiv. Megjithatë ne duam të presim edhe pak për të pasur një pikëpamje më të përgjithshme.
Zgjedhjet po shihen si provë e kredencialeve demokratike të Shqipërisë, çfarë mendoni për këto kredenciale deri në këtë moment?
Mendoj se për Shqipërinë zgjedhjet janë shumë të rëndësishme dhe ne jemi të kënaqur se udhëheqja i mori ato shumë seriozisht, organizimi dhe fakti që vëzhgimi po nxjerr vlerësime pozitive deri tani. Pra, së pari, ne duhet të urojmë popullsinë e vendit për angazhimin në një proces që ne dëshironim që të ishte i drejtë dhe transparent, që ne mendojmë se ashtu ishte. Megjithatë ne do të presim edhe pak më shumë për të pasur një vlerësim të përgjithshëm. Ne e kuptojmë dhe e vumë re se udhëheqja e mori këtë proces zgjedhor shumë seriozisht.
A keni ndonjë shqetësim për ditët në vazhdim?
Ne do të dëshironim shumë që të gjitha aspektet që misioni vëzhgues i ODIHR-it po vë në dukje të merren në shqyrtim, dhe ndoshta pas kësaj ne do të mund të bëjmë komente më të qarta.
A keni ndonjë porosi për udhëheqësit politikë në Tiranë?
Mesazhi është gjithnjë se zgjedhjet janë një moment për të qenë pozitiv, sepse është populli që shpreh dëshirat individuale dhe pozicionet individuale. Prandaj udhëheqja duhet të jetë e hapur, duhet të garantojë që pasi të numërohen votat të krijohet një qeveri që të funksionojë, që të respektojë vullnetin e popullit dhe që të ketë një përparësi të qartë, atë të përparimit drejt Bashkimit Evropian. Dhe kjo përparësi është shumë e rëndësishme sepse ne mendojmë se ajo duhet të ndërtohet mbi zbatimin e reformave përfshirë çdo gjë që lidhet me kapacitetin administrativ. Reformat ekonomike dhe politike, mendoj unë, do të jenë gjerat më të rëndësishme që qeveria e re do të duhet të prodhojë.
1 Korrik 2009