Arrestohet autori i dyshuar i shkëmbimit të zjarrit mes të rinjve në Durrës
Sajmir Myftari, 26 vjeç, është arrestuar dy ditë më parë teksa po udhëtonte me një automjet. Përplasja me armë mes një grupi të rinjsh në fillim të qershorit, plagosi një fëmijë
Durrës - Shkëmbyen zjarr mes tyre duke plagosur një fëmijë, policia arreston një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje. I kërkuari Sajmir Myftari, 26 vjeç, është arrestuar dy ditë më parë teksa po udhëtonte në rrugë me një automjet, është ndaluar nga policia dhe është nxjerrë prej saj forcërisht për ta dërguar më pas në dhomat e paraburgimit, ku është marrë në pyetje nga hetuesit. Policia ka njoftuar arrestimin e Saimir Myftarit, 26-vjeçar, lindur dhe banues ne lagjen 18 të qytetit të Durrësit. Arrestimi i tij u krye pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e kishte shpallur person në kërkim për veprën penale të “Vrasjes me dashje e mbetur ne tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe akuzën e “mbajtjes pa leje të municioneve armëve luftarake”.
Ngjarja
Vepra penale janë konsumuar nga Saimir Myftari në ngjarjen e ndodhur më 8 qershor të këtij viti, pas një konflikti për motive te dobëta ai dhe shoku i tij Denis Hoxha, tentuan të vrasin me armë zjarri Brikend Shkozën, 22 vjeç, banor i lagjes 15. Goditja me armë zjarri ndodhi pasi sipas verifikimeve të policisë, ky i fundit kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre me parë. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur mituri J. K., 10 vjeç, i cili po luante para pallatit u banonte, në momentin kur Saimir Myftari, sipas policisë, qëlloi në drejtim të Shkozës.
Hetimi
Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe ndalimi i dy prej personave, Denis Hoxha e Brikend Shkoza. Ndërkaq, Saimir Myftari u shpall në kërkim për t’u ndaluar të dielën në orën 19:30, ndërsa po udhëtonte me një mjet në Durrës. Përplasja mes të rinjve ndodhi me 8 qershor të këtij viti, ndërsa shkak për ngjarjen, sipas policisë, së Durrësit është bërë një konflikt mes tre personave për motive të dobëta. Sipas dëshmitarëve, banorë të zonës,sipas fjalëve të banoreve grupi i të rinjve që janë konfliktuar ka qenë më i madh se tre vetë, por më aktivët kanë qenë tre të arrestuarit. Pas ngjarjes efektivët e policisë dhe specialistët e departamentit të hetimit të krimeve nisën hetimin dhe zbardhën autorësinë e krimit sipas tyre, duke arrestuar tashmë edhe tre personat e përfshirë në shkëmbim zjarri.
I mori varësen një 66-vjeçareje, vihet në pranga personi që ia grabiti me dhunë
Korçë – Forcat e policisë së Korçës kanë ndaluar 24-vjeçarin Antonio Kallço, banues në këtë qytet, të dënuar edhe më parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Bëhet e ditur për se ndalimi i këtij personi u bë pasi në vendin e quajtur “Çezma e Shetros” në qytetin e Korçës, ka goditur me grushte e rrëzuar në tokë, duke i marrë varësen, të cilën e kishte në qafë, një 66-vjeçareje, banuese në lagjen 6 të Korçës. U kryen veprimet procedurale për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
1 Korrik 2009