Mediat e huaja nuk shpallin asnjë parti fituese të zgjedhjeve
Vëmendja u përqendrua në vonimin e numërimit të votave dhe të shpalljes së rezultatit. Rezultat i ngushtë mes PD-së dhe PS-së, në pritje të rezultatit përfundimtar
Blerina Olldashi
Enigma se cili është fituesi i zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit mes PD-së dhe PS-së ka zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare. Beteja e numërimit të votave si dhe problematika e shfaqur në këtë proces mjaft delikat ka qenë në fokus të shtypit dhe agjencive të huaja. Sipas shtypit të huaj, zvarritja e procesit të votimit konsiderohet mjaft problematike. Në pasqyrën e zgjedhjeve në Shqipëri mediat ndërkombëtare kanë evidentuar edhe qëndrimet e shprehura nga lideri socialist Edi Rama, i cili ka akuzuar kundërshtarin e tij politik se po përpiqet të krijojë konfuzion duke dëmtuar procesin e numërimit të votave. “Është konfuzioni që krijon PD-ja që, sipas tij, është e sigurt për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit”, - citohet Rama nga agjencia “Reuters”. Nga ana tjetër, lideri i PD-së, po sipas medias ndërkombëtare, shprehet i sigurt në fitore. “Më lejoni të shijoj këtë moment fitoreje”, - nënvizohet në një shkrim të “Earth Times”, duke cituar kryeministrin shqiptar Sali Berisha gjatë një konference për shtyp.
Një vëmendje këtyre zgjedhjeve, që nga kontinenti aziatik, i ka kushtuar edhe agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”. Rëndësi të veçantë kjo agjenci i ka kushtuar edhe sistemit të votimit, ndryshimit nga maxhoritar në proporcional rajonal, i cili u pa me skepticizëm fillimisht. Pas në pasqyrimin e zhvillimeve elektorale në Shqipëri nuk ka ngelur as “Associated Press”. Kjo agjenci lajmesh citon liderin e opozitës Edi Rama, i cili akuzonte demokratët se po përpiqeshin të “bllokonin procesin e numërimit të votave” dhe Berishën, i cili i mohoi akuzat e rivalit të tij. Sipas agjencive prestigjioze të lajmeve, fituesi duket se do të përcaktohet në metrat e fundit. Shtypi i huaj nuk ka lënë mënjanë pa cituar edhe raportet ndërkombëtare që vëzhguan zgjedhjet se ndonëse u panë arritje të standardeve, përsëri Shqipërisë i mbetet rrugë e gjatë për t’i përmbushur plotësisht ato.
Reuters
“Rezultatet nuk shpallin partinë fituese”
Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters”, duke komentuar dje zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, është fokusuar kryesisht në procesin e numërimit të votave dhe rezultatin e tyre. Reuters në artikullin për Shqipërinë sqaron se nga numërimi i pjesës më të madhe të votave asnjëra nga partitë nuk mund të konsiderohet fituese, pasi rezultatet janë të ngushta mes PS-së dhe PD-së. Nuk mbeten pa përmendur as vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët në një raport paraprak për zgjedhjet dolën në përfundimin se Shqipëria ka arritur standarde, megjithatë ka ende për të bërë në këtë drejtim. Gjatë procesit të numërimit një problem i rëndësishëm për liderin e Partisë Socialiste Edi Rama është konfuzioni që krijon PD-ja që, sipas tij, është e sigurt për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Associated Press
“Shqipëri, 2 partitë rivale me rezultat të ngushtë”
Associated Press u referohet burimeve zyrtare, të cilat kanë pohuar se në zgjedhjet parlamentare Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë dalë me rezultat të ngushtë pas numërimit të votave në rang vendi. Agjencia pohon se këto zgjedhje ishin një test i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Me numërimin e 84.5 për qind të votave, Partia Demokratike kryesonte me 46.53 për qind, ndërsa Partia Socialiste 45.69 për qind. Sipas agjencisë ende nuk është e qartë se cila parti do të fitonte pjesën më të madhe të mandateve. Në këtë artikull citohet lideri i opozitës, Edi Rama, i cili akuzonte demokratët se po përpiqeshin të “bllokonin procesin e numërimit të votave” dhe Berishën, i cili i mohoi akuzat e rivalit të tij.
Komisioni i Zgjedhjeve bëri të ditur se 3.1 milionë persona morën pjesë në këto zgjedhje.
Earth Times
“Rezultati i zgjedhjeve i vonuar, Berisha shpall fitoren”
“Më lejoni të shijoj këtë moment fitoreje”. Me këto fjalë hapet shkrimi i “Earth Times”, duke cituar kryeministrin shqiptar Sali Berisha gjatë një konference për shtyp të zhvilluar dje. Agjencia e lajmeve “Earth Times” sqaron se edhe pas 40 orësh në dispozicion procesi i numërimit të votave nuk përfundoi, çka shkaktoi tension dhe akuza të ndërsjella mes partive rivale.
Duke iu referuar rezultateve paraprake, kjo agjenci shkruan se Partia Demokratike kryesonte, por jo bindshëm, duke rrezikuar në çdo moment një fitore të mundshme. Ndërsa lideri i PS-së akuzonte Berishën për manipulime në numërimin e votave dhe përfundimin me sukses të procesit. Në këtë artikull thuhet gjithashtu se Shqipëria kishte shënuar progres krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, të cilat kanë qenë problematike.
Xinhua
“Procesi i numërimit të votave në Shqipëri, i vonuar”
Një rëndësi të veçantë u ka kushtuar zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri edhe agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, e cila në një artikull me titull “Procesi i numërimit të votave në Shqipëri, i vonuar” konstaton se Shqipërisë nuk i mjaftuan dy ditë për të shpallur fituesin. Rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe sistemit të votimit, ndryshimit nga maxhoritar në proporcional, i cili u pa me skepticizëm fillimisht. Agjencia i referohet rezultateve paraprake dhe numërimit të 74 për qind të votave, të cilat nxirrnin fituese partinë e kryeministrit Sali Berisha, që shpalli fitoren, ndërsa rivali Edi Rama u shpreh se rezultati nuk ishte përfundimtar dhe nuk mund të flitej edhe për një fitore. “Xinhua” shkruan më tej se zgjedhjet në Shqipëri u monitoruan nga ndërkombëtarët, të cilët pretenduan zgjedhje të rregullta dhe me standarde.
1 Korrik 2009