E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Verës, pas festës mbeturinat veshën rrugët dhe parqet e Tiranës

TIRANË- Por nëse argëtimi për qytetarët në ditën e parë të pranverës arriti maksimumin ana tjetër e medaljes mbetet e zymtë dhe tregon sesa pak kulturë tregojnë shqiptarët në ruajtjen e ambientit dhe gjithckaje që na rrethon. Qendra e Tiranës vecanërisht ‘Parku Rinia’ i ngjante sot një pikniku të stërmadh, ku qindra qytetarë ndërsa konsumonin ushqime dhe pije të ndryshme nuk nguronin të hidhnin mbeturinat ku të mundnin.

Duke shndërruar bulevardin dhe qëndrat kryesore të Tiranës jo më në ambjente festive, por në vende grumbullimi plehrash masive. Letra, mbeturina ushqimore, sende cfarëdolloj, bidona plastike mizorisht veshën rrugët dhe parqet e Tiranës a thua se qyteti ku ne jetojmë duhet vetëm për keëo orë feste.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›